Në mbrojtje të Kryeministrisë, RENEA zbarkon në bulevard

Forcat speciale RENEA janë pozicionuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë Kryeministrisë, ndërsa protesta po shoqërohet me përplasje të forta mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit.

Prania e forcave speciale vjen pas përshkallëzimit të situatës në terren, ku protestuesit kanë hedhur molotovë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Shtimi i pranisë policore në bulevard synon të sigurojë godinën e Kryeministrisë dhe të parandalojë incidente të tjera. Ndërkohë, situata në kryeqytet vijon të mbetet e tensionuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top