Në këtë fshat të Europës ku macet dominojnë mbi njerëzit, lind foshnja e parë pas dekadash

Në Pagliara dei Marsi, një fshat i lashtë rural në shpatet e malit Girifalco në rajonin e Abruzzos të Italisë, macet janë më të shumta se njerëzit, duke shëtitur rrugëve dhe ngjallur një gumëzhitje të vazhdueshme në qetësinë e fshatit.

Kjo qetësi u thye në mars, kur komuniteti festoi me gëzim të madh lindjen e një fëmije, foshnjën e parë në pothuajse 30 vjet, një ngjarje e rrallë që shpërtheu një valë shprese në këtë vend të boshatisur.

Vogëlushja quhet Lara Bussi Trabucco dhe ardhja e saj e çoi popullsinë e fshatit në rreth 20 banorë, duke e bërë atë edhe një atraksion turistik të papritur aq e rrallë është të shohësh një bebe në këtë komunitet.

“Njerëz që as nuk e dinin se ekzistonte Pagliara dei Marsi kanë ardhur, vetëm sepse kishin dëgjuar për Larën,” tha nëna e saj, Cinzia Trabucco, duke përshkruar si fama e vogëlushes ka tërhequr vizitorë të panjohur më parë.

Ngjarja është bërë simbol i një krize demografike që po përkeqësohet në Itali, ku lindjet ranë në një nivel rekord me vetëm 369,944 në vitin 2024 dhe shkalla e fertilitetit ra në 1.18 ndër më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

Fshati, i cili vuajti nga shpopullimi drastik për shkak të largimit të banorëve dhe mungesës së brezave të rinj, gjen në Larën një dëshmi të gjallë të shpresës për ringjallje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top