Në kërkim nga policia e Kosovës pas sherrit, arrestohet në Lezhë reperi Noizy

Arratia e reperit Noizy, pas shpalljes së tij në kërkim nga policia e Kosovës, ka zgjatur vetëm dy ditë. Mbrëmjen e të martës mësohet se ai është arrestuar në Shëngjin. Reperi ishte në kërkim për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë, pasi bashkë me disa persona të grupit të tij kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn.

Rigels Rajku është arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës pasi u ndalua nga një postobllok policie. Rajku po shkonte për të performua në një klub nate. Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur në kërkim edhe DJ e reperit Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax si dhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top