“Në futboll ka diçka që quhet mbrojtje”, Henry: Reali ishte skuadra më e mirë!

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions League pasi eliminoi Manchester Cityn, në dy sfida që përfunduan në barazimin e përgjithshëm 4-4. Nga pikë e bardhë, lojtarët madrilenë dhe portieri Lunin u treguan më të saktë.

Një kualifikim i arritur me shumë sakrifica nga “Los Blancos”, teksa në “Etihad Stadium”, skuadra e Ancelottit u mbrojt thuajse gjatë gjithë ndeshjes me Cityn që kishte kontrollin total të lojës. Megjithatë, për Thierry Henry futbolli ka edhe aspektin difensiv, për të cilin shprehet se Reali e aplikoi në perfeksion.

“Në futboll është diçka që quhet mbrojtje. Mendoj se mund ta kontrollosh lojën edhe duke u mbrojtur mirë. Unë e di mirë se pjesa më e madhe e opinionit do të thonë se City ishte skuadra më e mirë, por mbrojtja është gjithashtu pjesë e lojës. Reali u mbrojt në mënyrë perfekte. Unë mendoj se u kualifikua ekipi më i mirë, ai që u mbrojt më mirë”, u shpreh Henry.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top