Në foto: Festimet e Fitër Bajramit anembanë botës

Myslimanët anembanë botës kanë filluar festimet e Fitër Bajramit, një nga festat më të mëdha në kalendarin islam.

Fitër Bajrami, që do të thotë “festa e ndërprerjes së agjërimit”, festohet në fund të Ramazanit, një muaj agjërimi si dhe reflektimi shpirtëror dhe lutjesh.

Në Moskë, besimtarët shihen duke u përgatitur për faljen.

Qindra morën pjesë në faljen e namazit në sheshin Tononoka, në Mombasa, Kenia.

Faljet u mbajtën gjithashtu në një stadium në Port Sudan, në lindje të vendit.

Fëmijë të vegjël iu bashkuan të rriturve në xhaminë Moskee Essalam në Roterdam, Holandë.

Dhurata u shpërndanë për fëmijët myslimanë në Lviv, Ukrainë, ndërsa lufta e Rusisë kundër vendit vazhdon.

Palestinezët në Jabaliya, në veri të Rripit të Gazës, luten mes rrënojave të një xhamie të shkatërruar në luftën aktuale midis Izraelit dhe Hamasit.

Familjet mblidhen në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem, vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Një djalë përgjumet gjatë faljes së namazit në një stadium në Katar.

Myslimanët përshëndesin njëri-tjetrin në Sheshin Martim Moniz në Lisbonë, Portugali.

Gratë besimtare mblidhen në Burgess Park, Londër, për një lutje në ambient të hapur.

Gjithashtu, besimtarë u mblodhën jashtë Sheshit Plebiscito në Napoli, Itali.

Disa gra bënë fotografi pasi morën pjesë në lutjet në Xhaminë e Madhe të Shën Sofisë në Stamboll, Turqi.

Refugjatët afganë falen në një xhami në periferi të Peshawarit, Pakistan.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top