‘Në fillim më pëlqente shoku yt’: Haaland shokohet nga e dashura

Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, është bërë përsëri protagonist, por këtë herë jo për golat e tij, por për një rrëfim të papritur nga e dashura e tij, Isabel Haugseng Johansen.

Ylli norvegjez sapo ka hapur kanalin e tij në YouTube dhe në një nga klipet e para ka biseduar me bashkëshorten, Isabel duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale. Ajo ka treguar se fillimisht i kishte pëlqyer shoku i ngushtë i Haaland, para se të nisnin marrëdhënien e tyre romantike.

“Fillimisht më pëlqente vetëm shoku yt më i mirë, por kur të pashë ty, ndryshova mendje. Mendoj se është fati edhe pse ti ndoshta nuk e mendon kështu,” rrëfeu Isabel me të qeshur, ndërsa shprehja e befasuar e Haaland u bë menjëherë hit në rrjetet sociale.

Historia e tyre nis që nga fëmijëria në Bryne, Norvegji, ku të dy luanin për skuadrat e të rinjve të klubit lokal të futbollit. Miqësia e tyre u shndërrua në dashuri vite më vonë, gjatë kohës kur Haaland luante për Borussia Dortmund.

Megjithëse Haaland është një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, çifti ka ruajtur jetën private. Fansat shpesh e kanë parë Isabelin duke e mbështetur nga tribunat, në heshtje. Në dhjetor 2024, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, një djalë, duke nisur një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre të gjatë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top