Në çerekfinale pas 11 vjetësh: kualifikimi në Champions i sjell Milan 71,4 milionë euro

Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League i sjell Milan prestigj të ri në skenën ndërkombëtare. Por njëkohësisht përfitojnë edhe arkat e shoqërisë. Me futjen në 8 më të mirët në Europë, Djalli garantoi të paktën të ardhura prej 71.4 milionë euro. Me llogari në dorë, 15.64 milionë vijnë vetëm nga pjesëmarrja, 30.20 milionë shfaqje ndërmjet fazës së grupeve dhe eleminatore. Pastaj janë edhe 14.79 milionë për koeficientin dhjetëvjeçar të kthimit dhe afërsisht 12.76 milionë fitime të nxjerra nga market pool. Nga ato duhen zbritur 2 milionë euro për shkeljen e “fair play”-it financiar.

Milan arriti të shkojë në çerekfinale të Champions, pas barazimit 0-0 me Tottenham në Londër. Rezultati mori vlerë për shkak të fitores 1-0 në sfidën e parë në San Siro. Aty vendosi goli i Diaz, ndësa në kthim, kuqezinjtë rezistuan pa pësuar. Milan prezantohet kështu në tetë më të mirat e kontinentit 11 vjet nga hera e fundit. Vitin e kaluar Milan, i eliminuar në fazën e grupeve, grumbulloi 45.283 milionë nga Champions League. Tashmë falë kualifikimit në 1/8, të ardhurat janë rritur me 26 milionë. Dhe, për fatin e kuqezinjve, kjo nuk është e gjitha.

Lexo më tej: Video/ Bayern shkel 2-0 mbi PSG, Mbappe e Messi çfarë zhgënjimi në Mynih: në çerekfinale edhe Milan

SA FITOHET NGA CHAMPIONS
UEFA do të shpërndajë një total prej 2.022 miliardë eurosh për 32 klubet që marrin pjesë në turneun final. Të ardhurat neto të disponueshme për klubet pjesëmarrëse do të ndahen si më poshtë:

– 25% do të ndahen për kuotat fillestare (500.5 milionë euro);

– 30% do të ndahen për shumat fikse që kanë të bëjnë me shërbimet (600.6 milionë euro);

– 30% do të caktohet në bazë të renditjes së koeficientit të performancës 10-vjeçare (600.6 milionë euro);

– 15% do të lidhet me kuotat e ndryshueshme të lidhura me market pool (300.3 milion €).

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top