Në arrest shtëpie për çështjen ‘Partizani’, SPAK thërret sot Malltezin për ta marrë në pyetje

Prokuroria e Posaçme ka thirrur ditën e sotme Jamarbër Malltezin për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen ‘Partizani’. Kjo është hera e parë që Malltezi thirret për t’u marrë në pyetje që kur ndaj tij u vendos masa arrest në shtëpi. Seanca është planifikuar në orën 10:00 me prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj njoftoi dje se kanë depozituar në SPAK kërkesë për shtyrjen e seancës, pasi avokatët mbrojtës të Malltezit për shkak të impenjimeve nuk mund të marrin pjesë.

“Duke qenë se mbrojtësit si të zotit Sali Berisha ashtu edhe të Zotit Jamarber Malltezi e kanë të pamundur pjesëmarrjen në të dyja seancat e pyetjeve për shkaqe objektive pune dhe familjare e duke konsideruar se kjo pjesëmarrje është e domosdoshme ata (avokatet) i janë drejtuar SPAK me kërkesë për shtyrjen e pyetjes së shtetasve te mësipërm për javën në vijim në një nga ditët që ata do ta çmojnë të përshtatshme”, shkruan Gjokutaj.

Po ashtu, SPAK ka kërkuar marrjen në pyetje edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha, ditën e nesërme, 18 janar. Edhe për Berishën, avokatët kanë depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës. Gjithashtu avokatët i janë drejtuar me një kërkesës Prokurorisë së Posaçme, që të lejojnë Sali Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top