Në arrest shtëpie, Malltezi bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë

Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për çështjen “Partizani”, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masë së sigurisë.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë nga avokatët e tij, ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës. Edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtarës Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltëzin.

Ndërkohë, ditën e sotme, Malltezi pritet të merret në pyetje nga SPAK, pasi akuzohet për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Një ditë më parë u mor në pyetje për të njëjtën çështje edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top