Në Arizona, Nevada dhe Alaska vijon procesi i numërimit të votave

Republikani Donald Trump deri më tani ka siguruar 291 vota të kolegjit elektoral, duke e kaluar me lehtësi pragun e 270 votave të nevojshme për të siguruar presidencën. Mediat e huaja shkruajnë se në tre shtete ende nuk është përfunduar procesi i numërimit, duke mos u ditur akoma ndarja e plotë të 538 votave totale të disponueshme.

Rreth 93 për qind e votave janë numëruar në shtetin e Nevadës (6 vota kolegji elektorale) dhe 70 për qind në Arizona (11 vota), një tjetër shtet i pavendosur. Nëse i fiton këto dy, Trump do të ketë siguruar të 7 shtetet e pavendosura.

Në Alaska (3 vota) gjithashtu mbeten për t’u numëruar të gjitha votat, ku vetëm 72 për janë numëruar atje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top