Në 14 prill në Luksemburg mbahet Konferenca e 4-t Shqipëri-BE

Shqipëria do të mbajë konferencën e katër ndër qeveritare në Luksenburg, më 14 Prill. Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Këshillit Europian.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga viti 2014. Konferenca e Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe BE-së është mbajtur në korrik 2022.

Ndërsa në tetor 2024 u mbajt Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, duke shënuar hapjen zyrtare të negociatave për grup-kapitujt e parë, për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa konferenca e tretë u mbaj në 17 dhjetor të vitit që lamë pas.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top