“Ndyrësirë!!! Ça je ti!” Ulërima histerike ndaj fëmijëve jetimë të “Zyber Hallullit”

Një rast shqetësues është denoncuar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë nga JOQ, ku prej rreth një muaji një nga kujdestaret dyshohet se ulëret vazhdimisht ndaj fëmijëve, duke krijuar një klimë frike dhe stresi te ta. Britmat e ndonjë kujdestareje histerike dëgjohen në kohën kur fëmijët ushqehen dhe një filmim nga pallati përballë dëshmon për një trajtim mizor të jetimëve të vegjël.

 

 

Në mesazhin që shoqëron denoncimin e bërë tek JOQ shkruhet se kjo situatë vazhdon prej një muaji dhe filmimet janë bërë në orën 8 të mëngjesit.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje! Dua të ndaj një shqetësim urgjent! Tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli ka rreth 1 muaj që një nga kujdestaret dëgjohet sistematikisht që ulëret fëmijëve. Ora 8 e mëngjesit. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë një fëmijë që do të ushqehet për të merituar një trajtim të tillë. Ka rreth 1 muaj dëgjohet kjo. Më parë nuk kemi dëgjuar gjë.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top