Ndryshojnë faturat e energjisë, ERE miraton udhëzimin që kërkon të dhëna të detajuara

Faturat e energjisë duhet të përfshijnë në vazhdim të dhëna më të detajuara që lidhen me kategorinë e konsumatorit, me bilancet e vetëprodhimit të energjisë apo kur ka instalim për konsum të makinës elektrike. Në një udhëzim të miratuar së fundmi Enti Rregullator i Energjisë ka nënvizuar se çdo faturë duhet të ketë identifikimin e konsumatorit.

Credins Bank Apple Pay
Konkretisht sipas kuadrit ligjor kategorizimi i konsumatorëve është familjar, të tjerë të lidhur në 0.4 të furnizuar nga Furnizuesi Universal, nëse është familjar me konsum nën 700 kW, konsumator i Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, objekt kulti, furra buke / prodhim mielli (sipas nen-kategorive), pika/stacione karikimi automjetesh elektrike (EV) apo vetëprodhues (me burime të rinovueshme të energjisë) dhe së fundmi ujësjellës kanalizime të lidhura në nivelin e tensionit 35 KV/20/10/6 KV.

Sipas Entit furnizuesit duhet që të përditësojnë sistemet e faturimit elektronik ndërkohë që sipas një vendimi të Borditt ë 13 nëntorit të raportojnë çdo tre muaj listën e e kontratave të konsumatorëve që disponojnë pajisje karikimi për automjete elektrike dhe/ose kapacitete vetëprodhimi.

Udhëzimi sanksionon në nenin 7 se për konsumatorët ekzistues të cilët kanë një pikë/stacion karikimi me fuqi të instaluar mbi 11 kW të lidhur në nivelin e tensionit 0,4 kV, të cilët kanë një pikë lidhje të miratuar, por nuk kanë një kontratë furnizimi, Furnizuesi i Shërbimit Universal duhet të gjeneroje një kontratë të re furnizimi. Konsumatorët ekzistues nuk ngarkohen me kosto shtesë për instalimin e një sistemi matje për këto pika/stacione karikimi.

Po kështu të gjithë konsumatorët që aplikojnë për herë të parë për një pikë/stacion karikimi me fuqi të instaluar mbi 11 kW të lidhur në nivelin e tensionit 0,4 kV, duhet të lidhin kontratë të re me furnizuesin i cili ofron këtë shërbim.

Sipas vendimit të ERE hyrja në fuqi e udhëzimit do të bëhet pas publikimit në fletoren zyrtare ndërkohë që do të aplikohet në faturimet që bëhen nga muaji dhjetor 2025./Monitor.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top