Ndryshojnë balancat, PD i rimerr mandatin Shehajt në Tiranë, Tabaku futet në Kuvend

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. PS-ja ka marrë 19 mandate, që do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.

Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn.

Partia Demokratike i rimori një mandat Partisë Mundësia. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku. Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.

Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani. Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top