Ndryshimi i Rregullores dhe ligji për komisionet hetimore, reagon Meta: Goditje ndaj opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thekson se ndryshimi i Rregullores së Kuvendit dhe ligji i ri për komisionet hetimore, synon të godasë parlamentarizmin në Shqipëri.

“Pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit ku deputetët mund të përjashtohen deri në 2 muaj, që synon asgjësimin e parlamentarizmit dhe pluralizmit në vend dhe që shkel të drejtat që ia garanton Kushtetuta. Këto ndryshime e kthejnë më tej Rregulloren e Kuvendit në një mjet arbitrar.

Njëkohësisht, edhe ndryshimet që u bënë në ligjin për komisionet hetimore synojnë edhe më tej për të minuar parlamentarizmin. Ky bllokim i komisioneve hetimore është tregues i qartë dhe i frikës që thellë që mazhoranca ka sepse është e zhytur thellë në një korrupsion galopant”, tha midis të tjerash Meta.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top