Ndryshimet e Kodit Penal prekin edhe prostitucionin

Drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi, paraqiti sot, 4 shtator një sërë shifrash sa i takon disa prej veprave penale më të diskutuara, duke bërë kështu një krahasim të thjeshtë mes Kodit ekzistues, draftit dhe legjislacionit të shteteve europiane.

Sipas Rakipit, drafti i Kodit të ri Penal, është shumë pranë standardeve europiane. Theksoi se sipas draftit, do të hiqet dënimi për veprën penale të prostitucionit.

Vrasja me dashje

“Kodi aktual paraqet dhunimin apo vrajsen me dashje nga 10 deri në 20 vjet, Kodi i ri propozon nga 15 deri në 20 vjet burg, Kodi penal italian, jo më pak se 21 vjet, kodi francez e ka 30 vjet. Propozimi ynë është brenda sistemit të sotëm, nuk e ka kritikuar kush për represiv.”

Vrajsa me paramendim

“Kodi aktual 15-25 vite burg, ose burg përjetë. Projekti nga 20-30 vjet heqje lirie. Në rrethana të cilësuara, burg përjetë. Kodi francez e italian, burg përjetë, pa alternativë.”

Plagosje e rëndë me dashje

“Kodi aktual, 6.5 vjet. Projekti 6.5 vjet heqje lirie. Kodi italian, 5-9 vjet, Kodi francez 10 vjet dhe 150 mijë euro gjobë.”

Sa i takon dy dënimeve për një vepër penale tha se:

Kemi menduar me humanizëm që cilido që lidhet me kryerjen e një vepre mund të jetë në pamundësi për të paguar gjobë, e kemi zgjidhur me konfiskim kur realizohen të ardhura.

Prostitucioni

“1.5 vjet burg dhe gjobë parashikon Kodi aktual, ndërsa projekti ynë orienton, lidhet edhe me masa të tjera penalizimi. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni! Për fat të keq duhet të përdor termin profesion, për vajzën apo djalin që e ushtron me vullnet të lirë. Kodi italian e francez nuk e dënon ushtrimin e prostiticuonit dhe ne tendencën e kemi atje.

Propozimi ynë nuk është për shkaqe thjesht ngjashmërie me çfarë ndodh në Europë se kjo nuk do të mjaftonte. Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme.”

Trafikimi i personave të rritur

“11.5 e ka Kodi aktual, 11.5 vite burg projekti. Kodi italian 14 dhe kodi francez 7 vjet burg dhe gjobë. Këtu jemi më lart se francezët.“

Trafikimi i të miturve

“Është caktuar 17.5 vite burg në projekt, sepse kemi ndjekur një politikë ndryshe. Ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës me këtë shtesë dënimi.“

Dhuna në familje

2.5 vite burg në projekt

Vjedhja

“Është mjaft e përhapur, projekti e ka 4 vjet në mesatare. Kodi francez e italian e kanë me nga 4 vjet.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top