Ndryshime për ligjin e armëve/ Tabaku: Kërkoni të ndërhyni dy herë brenda dy muajsh

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka marrë pjesë në seancën e sotme plenare ndërsa ka mbajtur edhe fjalën e sah në Kuvend. Tabaku gjatë fjalës së saj ngriti pyetjen se përse ligji i armëve duhet të ndryshohet dy herë brenda dy muajsh.

Ajo u shpreh se dy muaj më parë Kuvendi u mblodh me kërkesë të një operatori të shpërndarjes së armëve në mënyrë që të ndryshohet lista e municioneve. Më tej deputetja demokrate shtoi duke pyetur se ksh janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Sipas saj ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE.

“Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh. Para dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh.

Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, U mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës.

Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top