Me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar Florian Semani zëvendësministër i Financave.
Sipas VKM-së, emërimi i Semanit është bërë në përputhje me nenet përkatëse të Kushtetutës dhe ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozimin e Kryeministrit.
Me vendim të Këshillit të Ministrave gjithashtu është liruar nga detyra drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ermal Pacaj.
Ermal Pacaj mbante kete post prej 14 marsit 2024. Ndërsa më parë ka qenë edhe Zëvendëskryetar i Bashkisë Lezhë prej 5-vitesh.