Ndryshime në qeveri/ Rama zbulon emrat e ministrave të rinj, sposton Taulant Ballën

Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend, të cilat i ka propozuar në mbledhjen e sotme të Kongresit të PS-së.

Rama propozoi emërimin e Elisa Spiropalit për të zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e kryetares së Kuvendit, teksa Bledi Çuçin e vendosi në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Vendin e lënë bosh nga Çuçi si kreu i grupit parlamentar do ta zëvendësojë Niko Peleshi, i cili largohet nga posti i ministrit të Brendshëm.

Po ashtu edhe Taulant Balla është larguar nga posti i ministrit të Brendshëm, i cili është emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në vend të Spiropalit.

Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn. Ndërkohë, Ervin Hoxha është emëruar ministër i Brendhsëm, ndërsa Pirro Vengu është emëruar ministër i Mbrojtjes.

Rama: Do jemi 100 vjet në pushtet, nuk na ndalon askush
“Dua ti propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme që Elisa Spiropali të marrë drejtimin e Parlamentit. Po ashtu, propozoj që Bledi Çuçi të marrë drejtimin e nënkrytarit të Parlamentit dhe Niko Peleshi kreun e grupit parlamntar të PS-së.” – tha Rama

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top