Ndodhej në vend për një vizitë private, Venezuela ndalon një marinar amerikan

Venezuela ka ndaluar një marinar amerikan i cili ndodhej në atë vend për një vizitë private, thanë për Zërin e Amerikës autoritetet amerikane. Nuk dihet arsyeja e ndalimit. Një zyrtar i mbrojtjes, i cili foli për Zërin e Amerikës në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë ndërkombëtare të rastit, tha se marinari u arrestua nga autoritetet venezuelase të zbatimit të ligjit rreth datës 30 gusht, ndërsa ai po zhvillonte një vizitë private në Venezuelë.

“Marina amerikane po e shqyrton rastin dhe po punon ngushtë me Departamentin e Shtetit”, shtoi zyrtari i mbrojtjes.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha për median të mërkurën se Uashingtoni po e ndjek nga afër ndalimin e marinarit dhe po kërkonte informacion shtesë. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, shtoi se Uashingtoni ishte në kontakt me autoritetet venezuelase. Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA-së dhe Venezuelës janë tendosur edhe më tej pas zgjedhjeve në Venezuelë në fillim të këtij viti.

Administrata e Presidentit Biden ka ngritur pikëpyetje për rezultatet që mbajtën në pushtet Presidentin Nicolas Maduro, duke deklaruar muajin e kaluar se “Maduro dhe përfaqësuesit e tij i kanë manipuluar rezultatet e zgjedhjeve, kanë pretenduar në mënyrë të rreme fitoren dhe kanë kryer represion të gjerë për të ruajtur pushtetin”.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara sekuestruan një aeroplan të përdorur nga Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, për siç thuhet shkelje të sanksioneve amerikane./ VOA

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top