Ndikimi i luftës në treg, vlera e bitcoin bie nën 63.000 dollarë

Bitcoini ra nën 63.000 dollarë gjatë fundjavës, pas lajmit për një sulm të përbashkët ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke tronditur tregjet globale financiare.

Në vetëm 24 orë, kriptomonedha më e njohur humbi mbi gjashtë për qind të vlerës së saj, duke fshirë pjesë të rimëkëmbjes së fundit dhe duke thelluar humbjet për këtë vit.

Përveç Bitcoin-it, edhe kriptomonedhat e tjera të mëdha, si Ethereum, shënuan humbje të ngjashme. Analistët vlerësojnë se kjo është një reagim klasik i investitorëve, të cilët në kohë pasigurie gjeopolitike tërheqin kapitalin nga asetet më të paqëndrueshme dhe e kanalizojnë drejt instrumenteve më të sigurta.

Shtesa e presionit erdhi edhe nga vetë struktura e tregut të kriptove. Më shumë se 450 milionë dollarë në pozicione derivatesh u likuiduan brenda 24 orëve të fundit, ku investitorët që kishin bastuar në rritje të çmimeve pësuan më së shumti. Ky proces i likuidimit automatik shtoi më tej ritmin e rënies.

Ndërkohë, asetet tradicionale “të sigurta” për kapitalin u vlerësuan. Çmimi i arit kaloi 5.000 dollarë për një ons, ndërsa kërkesa për bono shtetërore amerikane u rrit. Kjo tregon se investitorët në situata krize vazhdojnë t’u besojnë më shumë formave tradicionale të ruajtjes së kapitalit sesa kriptomonedhave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top