Ndihmëssekretari amerikan, Todd Robinson viziton sot Kosovën

Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ndodhet në një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet ndimëssekretarit amerikan Robinson dhe presidentes Osmani do të zhvillohet në ora 10:00.

Pas takimit, Osmani dhe Robinson do të mbajnë një konferencë për media. Një takim i zyrtarit të lartë amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar.

Edhe ndihmësadministratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Erin E. McKee në fillim të marsit ishte për vizitë në Kosovë. Gjatë vizitës zyrtare ajo takoi vetëm presidenten e shtetit.

Pas takimit që ka pasur me presidenten Osmani, McKee në një konferencë për media ka thënë se pavarësisht mosmarrëveshjeve me “qeveri të caktuara”, përkushtimi ndaj Kosovës mbetet i palëkundur.

“Edhe pse mund të përballemi me mosmarrëveshje apo sfida me qeveri të caktuara, përkushtimi ynë ndaj popullit të Kosovës mbetet i palëkundur dhe i qëndrueshëm”, ka thënë McKee.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top