Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus është shprehur se veprimet e pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun për dhunë, e cila cenon sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë dhe trupat e KFOR.
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus është shprehur se veprimet e pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun për dhunë, e cila cenon sigurinë e të gjithëve, duke përfshirë dhe trupat e KFOR.
“Siç i kemi parë veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, posaçërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, e cila cenon sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe rrezikon trupat e KFOR-it”, ka thënë ai.
Njeriu që këshillon Sekretarin e Përgjithshëm për forcimin e aftësive mbrojtëse, mbrojtjen e territorit dhe reagimin ndaj krizave, është shprehur se zgjidhja që çon drejt një paqe afatgjatë në Kosovë është ajo politike, jo shtimi i trupave ushtarake.
Sipas Thomas Goffus, është esenciale që edhe Prishtina edhe Beogradi të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zgjidhur çështjet e mbetura.
“Gjatë vitit të kaluar ne kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të adresojmë fatkeqësisht një ambient më sfidues të sigurisë dhe rishfaqjen e tensioneve. Kjo tregon edhe një herë përkushtimin e shpejtë të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve që ta ruajnë sigurinë përgjatë Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, është shprehur ai.
Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm shtoi se kjo e rëndon shqetësimin e NATO-s dhe partnerëve për stabilitetin e rajonit dhe Kosovës, si dhe sigurinë e trupave të saj. Ai tha se ushtarët e KFOR-it mbesin të përkushtuar në detyrë, posaçërisht në veri të Kosovës, me patrullime të rregullta dhe duke monitoruar situatën në terren.