“Ndihem keq por s’kam faj”: Donnarumma nën akuzë, zbulohet mesazhi whatsapp në pushim

Nuk qëndroi pranë Jamal Musiala në ato momente sepse ishte i tronditur nga dëmtimi, që, sigurisht, nuk do të kishte dashur kurrë t’ia shkaktonte një kolegu. Gianluigi Donnarumma megjithatë përfundoi gjithsesi në shënjestrën e rrjeteve sociale, pas çerekfinales së Botërorit mes Psg dhe Bayern Munchen. Dhe gjithashtu të portierit bavarez, Manuel Neuer, i cili e akuzoi se ndërhyri në mënyrë të panevojshme të ashpër. Një version i kundërshtuar nga portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, i cili do ta sfidojë italianin në gjysmëfinale. Dhe po ashtu nga Vincenzo Raiola, menaxheri i kapitenit të Italisë. Vetë Donnarumma gjithashtu ka treguar versionin e tij për Gazzetta dello Sport: “Jam shumë i tronditur nga ajo që ndodhi, nuk ishte aspak qëllimi im të dëmtoja Musiala.”

NDJESHËMRIA
Në aksionin e diskutuar, Donnarumma ndërhyri për të kapur topin para gjermanit Musiala. Një ndërhyrje e rregullt, që nuk u ndëshkua nga gjyqtari Taylor. “Është çështje fraksionesh sekonde — thekson Vincenzo Raiola —, mjafton një çast që pritja të kthehet në penallti. Gigio arriti i pari te topi dhe nuk mund ta shmangte më përplasjen. Është e padrejtë të mendohet se donte ta dëmtonte kundërshtarin, të cilit i urojmë të rikuperohet sa më shpejt për t’u kthyer më i fortë se më parë”.

Lexo më tej:

Në pamjet filmike, Donnarumma duket i hutuar: largohet, ulet në gjunjë, bën sikur ecën drejt pankinës, kthehet pas i vrerosur. “Nuk deshi të bënte sikur nuk ndodhi gjë — vazhdon menaxheri —, Gigio është një djalë shumë i ndjeshëm. Nuk do të kishte mundur ta përballonte skenën dhe preferoi të largohej që mjekët të kujdeseshin sa më mirë për Musiala. Sapo hyri në dhomat e zhveshjes madje hapi telefonin. Në kaq vite që punojmë bashkë, nuk e ka bërë kurrë. Zakonisht e fik një orë para fillimit të ndeshjes për t’u përqendruar dhe e ndez pas ndeshjes. Kësaj here më dërgoi një mesazh për të më thënë se ishte i tronditur dhe që nuk e kishte bërë me qëllim”.

DUELI
Në pjesën e dytë, tifozët e fishkëllyen, si paralajmërim për fyerjet që më pas erdhën në rrjetet sociale. Dhe gjithashtu për kritikën publike të Neuer: “Në të vërtetë — pranon Raiola — e kuptoj Neuer. Siç thotë Courtois, është normale të mbrojë shokun e skuadrës. Dhe ka të drejtë edhe kur thotë që mund të sillesh ndryshe. Është e vërtetë, por jemi të gjithë të ndryshëm dhe secili sillet si mundet. Ishte një episod loje në duelin e përjetshëm mes portierëve dhe sulmuesve. Në dhjetor, Gigio gati sa nuk humbi një sy në një përplasje me një lojtar të Monaco (Singo, shën. red.). Edhe Neuer në 2014 goditi me grushta në dalje Higuain, në një ndeshje mes kombëtareve. Pastaj kërkoi falje edhe pse pranoi se donte të shmangte një rrezik për skuadrën e tij, duke ditur që rrezikonte të dëmtonte kundërshtarin.”

RINOVIMI
Gigio në fund të ndeshjes u këshillua me Raiola për të ditur nëse duhej të shkonte ta vizitonte Musiala në spital: “Ishte shumë i shqetësuar dhe i mërzitur.” Orët në vijim postoi një mesazh mbështetës dhe urimi për gjermanin, që u kontaktua gjithashtu nga presidenti Al Khelaifi. Por ndërsa Psg përgatitet për gjysmëfinalen me Real Madrid, kontrata e italianit që skadon më 2026 mbetet pezull: “Po flasim — përfundon Raiola —, nuk është e pazakontë një negociatë kaq e gjatë sepse flitet për portierin më të fortë në botë. Për mua, Gianluigi e meriton Topin e Artë. Dembélé ka bërë shumë me golat e tij, por pa pritjet e Gianluigit ndaj Liverpool, Aston Villa dhe Arsenal, Psg nuk do ta kishte fituar kurrë Champions. Jemi optimistë. Psg është një klub i madh. Të kalojnë ndeshjet e fundit. Në lojë është kulmi i një sezoni tashmë historik. Pastaj do të mundohemi të gjejmë një marrëveshje në një kohë të arsyeshme.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top