Ndezën flakadanë në Parlament, përjashtohen 3 deputetë të tjerë të opozitës

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin e 3 deputetëve të Partisë Demokratike nga Kuvendi. Mësohet se deputetët Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli janë përjashtuar me 10 ditë. Përjashtimi i tyre është bërë me kërkesë të PS, duke theksuar se 3 deputetët krijuan kaos në Kuvend e ndezën tymuese, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare një ditë më parë.

Seanca zgjati vetëm 8 minuta, ndërsa 13 deputetët e përjashtuar për më shumë se një orë e gjysmë, në përpjekje për tu futur në sallë, u përplasën fizikisht me gardën. Përplasje dhe tensione pati edhe mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste para nisjes së seancës.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top