Ndëshkim për blerjen e naftës ruse, Trump vendos tarifë prej 50% ndaj Indisë

SHBA rrit tarifat ndaj mallrave indiane në 50%, si përgjigje ndaj blerjeve të naftës ruse nga India.

Që nga sot (27 gusht) tarifat shtesë që SHBA vendosën ndaj mallrave të importuara nga India janë rritur nga 25% në 50%.

Kjo masë vjen si një reagim ndëshkues nga administrata e Presidentit Donald Trump ndaj qeverisë së Kryeministrit Narendra Modi, për shkak të blerjeve të vazhdueshme të naftës nga Rusia.

India, së bashku me Kinën, është një nga blerësit kryesorë të naftës bruto ruse, dhe Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Nju Delhin se po ndihmon Moskën në financimin e konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Megjithatë, tarifat e reja prekin vetëm një pjesë të mallrave indiane të importuara në SHBA dhe ndikimi i tyre është relativisht i kufizuar në tregun amerikan.

Presidenti amerikan ka rritur ndjeshëm tarifat amerikane për mallrat nga pjesa më e madhe e botës që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, duke tensionuar marrëdhëniet me ekonomitë e aleatëve dhe rivalëve dhe duke nxitur frikën e inflacionit më të lartë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top