Ndeshja Shqipëri-Çeki, Berisha: Përçarësi i kombit rrinte si në gjemba

Në konferencën e përjavshme për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal te ndeshja e kombëtares me Çekinë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3:0.

“Silvinjo është shkrirë në 1 me psikologjinë e lojtarëve dhe krijon tek ata siguri të madhe dhe motivim të fortë. Ndeshja në vlerësim tim modest, ishte me bukura e ekipit të kombëtares që kam parë ndonjëherë,

Por nuk ishte vetëm fusha, vetëm entuziazmi dhe ndezja flakë e tifozëve nën himnin e kënduar nga Shkurte Feza por pati edhe momente kaq pikante aq edhe vetë golat e himni.

Aq sa ishte lartësimi dhe krenaria që krijoi ekipi me lojën e tij fantastike, po aq ishte domethënia e ndëshkimit që i bën përçarësit të kombit i cili nxinte sterr.

Rrinte si në gjemba, si tiran pa duartrokitur njëherë ekipin sepse shihte ato, përçarësi i kombit. Se ç’ndodhi pastaj mes tij dhe Dukës, investigojeni, por them që ishte përgjigja më e merituar që i dhanë një përçarësi që edhe ditën e ndeshjes, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit shfrytëzoi Parlamentin për të folur kundër Kosovës dhe si vëllai Vuqiqit, apo argati i Beogradit”- tha Berisha mes te tjerash.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top