Të gjithë politikanët kryesorë në vendin tonë perceptohen si pak të ndershëm dhe jo përfaqësues të qytetarëve, konstanton një sondazh i fundit i Euronews Albania.
Nga të dhënat e sondazhit të fundit, duket qartë se pavarësisht shifrave të pëlqyeshmërisë që kanë te qytetarët, Rama, Berisha, Basha dhe Meta, perceptimi për ndershmërinë e tyre nuk është në një nivel me pëlqyeshmërinë e tyre, por dukshëm më i ulët.
I njëjti konstatim vihet re edhe kur qytetarët pyeten për liderët e partive kryesore, nëse përfaqësojnë njerëz si ata.
Qartazi perceptimi i qytetarëve për përfaqësimin te liderët politikë, është i ulët e megjithatë pëlqyeshmëria për ta shumë herë më e lartë.
Si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Ramën, Berishën, Metën e Bashën
Pëlqyeshmëria për liderët ka qenë në foksuin e pyetjeve që Barometri në Euronews Albania, ju ka bërë qytetarëve këtë her.
Nga të dhënat e marra nga 1000 intervista të bëra ballë për ballë në janar të këtij vitit rezulton mendimi pozitiv për Ramën është 52% dhe ai negativë 44,3 %.
Mendimi pozitiv për Sali Berishen është 28.7 % dhe mendimi negativ për të është 67.5 % .
Për Lulzim Bashën mendimi pozitiv është 14 5% dhe mendimi negativë është 82 % dhe mendimi pozitiv për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta është 8.4 % dhe mendimi negativ është 87.3 %.
I matur në tre muaj të njëpasnjëshëm mendimi pozitiv apo pëlqyeshmeria për liderët e partive kryesore në vend ka pësuar lëvizje të vogla në %.
Rama në periudhën nëntor, dhjetor dhe janar ka lëvizur nga 47.8 %-53% dhe 52 % muajin e fundit, duke ruajtur muajt e fundit një qëndrueshmeri në pelqyeshmeri tek qytetarët .
Berisha ndërkohë në periudhën nëntor-dhjetor-janar, periudhë e shoqëruar me procesin e SPAK kundër tij ka lëvizur nga 30.6% ne 27 % dhe 28.7 % pelqyshmeri muajin e fundit duke ruajtur edhe ai një qëndrueshmeri në pëlqyeshmerine tek njerzit në periudhën dhjetor-janar .
Lulzim Basha me të dhënat e krahasuar të tre muajve rezulton të ketë një rënie më të ndjeshme përkatësisht nga 21 % pëlqyeshmeri në nëntor ne 25.3 % në dhjetor dhe 14 % në matjet e fundit të janarit.
Ilir Meta në nëntor, dhjetor, janar ka lëvizur në plqyeshmeri në shifrat 10.7 % , 9.3 % , 8.4 %.