Ndërron jetë të Trauma avokati Saimir Vishaj

Avokati Saimir Vishaj është ndarë nga jeta, pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Të dielën, Vishaj u transportua me urgjencë në spital, pas dyshimeve se kishte rënë nga shkallët. Gjendja e tij ishte kritike dhe mjekët e kishin futur në intubim.

Në gusht të vitit 2025, 60 vjeçari nga Vlora kishte treguar publikisht se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, gjatë së cilës kishte qëndruar për një periudhë në koma dhe i intubuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top