Ndërron jetë shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadare

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare.

Autori më i madh i letrave shqipe, ka ndërruar jetë në Tiranë, ndërsa ka lënë pas njuë trashëgimi të pashlyer me veprat e tij.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të pajetë Kadarenë, në banesën e tij, mëngjesin e kësaj të hëne. Ai është shkrimtari i vetëm shqiptarë që është kandiduar disa herë për të fituar çmimin Nobel në Letërsi. Ai është një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë, ndërsa veprat e tij janë kryesisht në prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Ismail Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Është nderuar me shumë çmime ndërkombëtare, mes të cilëve Çmimin “Man Booker International” më 2005, çmimin «Princesa de Asturias» për Artet më 2009 dhe Çmimin «Jeruzalem» më 2015. Viteve të fundit ai e ndante kohën e tij mes Francës dhe Shqipërisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top