Ndërron jetë në spital babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai ishte përballur për një kohë të gjatë me një sëmundje. Kohët e fundit ishte shtruar në QKUK ku edhe po merrte trajtim.

Mediat e Kosovës shkruajnë se ai ndërroi jetë në spital. Pak ditë më parë ai u vizitua nga djali i tij Hashim Thaçi, vizitë kjo e kryer nën masa të rrepta sigurie të Gjykatës Speciale.

Që kur Haga ka ngritur aktakuzë ndaj tij, Hashim Thaçi ka vizituar 3 herë Kosovën për shkak të sëmundjes së prindërve.

Vizitën e fundit e kreu të enjten, ku për 3 orë qëndroi me babain e sëmurë. Haga ia kishte mundësuar këtë vizitë pas disa refuzimeve.

Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore Hashim Thaçi u vizitua në Hagë nga dy prindërit e tij në korrik të vitit 2022.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top