Ndërron jetë djali i Marinit, reperit të njohur shqiptar

Djali i porsalindur i reperit të njohur Marin, ka ndërruar jetë, shkruan Gazeta Metro.

 


Kështu ka njoftuar vetë këngëari i cili përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se djali i tij ka ndërruar jetë të mërkurën në mëngjes.

 

“Disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin të mbanim një në krahët tanë,” shkruan ai, duke shprehur tronditjen dhe pikëllimin e madh që po përjetojnë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

 

Reperi thekson se këto ditë kanë qenë tepër të vështira për të dhe partneren e tij Alba, por megjithatë po përpiqen të gjejnë forcë duke u mbështetur tek dashuria e ndërsjellë dhe tek përkrahja e miqve e familjarëve.

Tutje ai falënderoi të gjithë ata që u janë gjendur pranë në këtë periudhë të vështirë të tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top