Ndërron jetë aktori i “Baywatch”

Floyd Levine, i njohur për rolet e tij në “Baywatch” dhe “The Hangover”, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga nusja e tij, Tracy Robbins, përmes një postim në llogarinë e saj  në Instagram.

Pasi postoi disa foto  me aktorin, ajo shkroi: “Vjehrri im i dashur ndërroi jetë në paqe dje, më 24 gusht, i rrethuar nga familja e tij e bukur (dhe ndoshta duke dëshiruar që dikush t’i sillte një martini)”.

Tracy Robbins e përshkroi Floyd Levine si “vjehrri, gjyshi dhe shakaxhiu më i mirë”. Më pas, ajo shtoi se do t’i mungojë humori dhe historitë e tij: “Do të më mungojë shumë, por e di që ai tashmë po i bën engjëjt të qeshin”.


Ai luajti në seriale televizive si Murder, She Wrote dhe Days of Our Lives. Floyd Levine luajti dy role, Harry Krumholtz dhe Archie Miles, në Murder, She Wrote midis viteve 1985 dhe 1989. Shfaqja e tij e parë televizive ishte në vitin 1972 në serialin Come Back Charleston Blue.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top