Ndërpriten shërbimet/ Zbulohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Paris

Zbulimi i një bombe të Luftës së Dytë Botërore ka ndërprerë trafikun e mëngjesit drejt dhe nga stacioni i trenit Gare du Nord në Paris. Bëhet e ditur se ndërprerja po prek si metrot lokale ashtu edhe trenat kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

“Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore u zbulua pranë shinave”, ka njoftuar kompania hekurudhore kombëtare franceze TER.

Faqja e internetit e Eurostar tregon se të paktën tre trena të planifikuar të niseshin nga Gare du Nord të premten në mëngjes janë anuluar.

“Për shkak të një objekti në shinat afër Paris Gare du Nord, ne presim ndërprerje të shërbimeve tona këtë mëngjes. Ju lutemi ndryshoni udhëtimin tuaj për një datë tjetër”, shkroi Eurostar në faqen e internetit.

Katër trena nga stacioni St Pancras i Londrës janë anuluar deri më tani, ndërsa gjashtë trenat e parë që nisen nga Parisi për në Londër janë anuluar gjithashtu. Gare du Nord është stacioni hekurudhor më i ngarkuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerëve në vit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top