Ndërprerja e energjisë elektrike në Tiranë, qytetarët bllokohen brenda ashensorëve

Ditën e sotme është regjistruar një problem me energjinë elektrike në te gjithë vendin. Në fillim u raportua se pati ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë ndërsa më pas u bë me dije se probleme kishe edhe në rrethe të tjera përkatësisht si qytetet Kukësi, Elbasani, Kukësi dhe Durrësi dhe Lezha.

Sa i përket Tiranës, probleme janë raportuar në zonat e Ali Demikt, Shkozë, te zona e Liqenit të Thatë, Komuna e Parisit etj. Një tjetër problematikë që është raportuar ështe se disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në ashensorë. Pas ndërprerjes së energjisë ashensorët janë bllokuar dhe banorët kanë mbetur brenda.

Ndërkohë në lidhje me situatën ka ardhur edhe reagimi i OSHEE-së ku shprehet se shkak i ndërprerjes së energjisë ka qenë rënia e sistemit 400kV te OST. Më tej bëhet me dije se po manovrohet për rikthimin e energjisë ne nënstacionet 110kV te OST, dhe me radhe radhë te nënstacionet 35kV të OSSH.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top