“Ndërhyrja zgjati 2 orë”- Flet kirurgu që i kreu operacionin Edi Ramës

Kirurgu Arben Gjata, i cili kreu ndërhyrjen të hernies inguinale të kryeministri Edi Rama është shprehur se operacioni ka zgjatur rreth dy orë.

Në një prononcim për mediat, mjeku është shprehur se gjendja e kryeministrit është stabël, por sonte do të duhet ta kalojë natën në ambientet e spitalit Nënë Tereza.

“Rama është zgjuar nga anestezia dhe është në gjendje stabël. Operacioni i Ramës zgjati rreth 2 orë, ndërsa kryeministri do të qëndrojë sot në ambientet spitalore Operacioni ishte planifikuar disa ditë më parë”, u shpreh ai.

Në njoftimin për mediat Kryeministria njofton se kreu i qeverisë pas ndërhyrjes pritet ta kalojë natën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare.

“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT” ,-thuhet në reagimin e kryeministrisë.

Kujtojmë se Rama paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale.

“Unë mund të flas edhe si pacient i spitalit që e provova vetë, madje mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje, kam një hernie inguinale që… i kam mësuar edhe emrin…

Se kësaj diskales nuk kërkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetëpërmbajtje para ushqimit që të mos e rëndoj shumë me kolonën e lodhur nga basketbollit, por kësaj inguinales me sa duket nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do të vij prapë”, tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top