Ashtu si Ben Affleck nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së Jennifer Lopez, as ajo nuk shkoi ta takonte atë më 15 gusht në 52 vjetorin e tij të lindjes.
Aktori është shoqëruar në ditëlindjen e tij nga ish-bashkëshortja, Jennifer Garner. Ish-çiftin, përveç tre fëmijëve, i bashkon edhe një miqësi e veçantë, pasi Jennifer Garner është gjithmonë pranë tij, si në momentet e bukura ashtu edhe të pakëndshme.
Ndërkohë, JLo ka pozuar me një fustan Dior dhe ka publikuar foton me miliona ndjekës të saj në Instagram.
Në të njëjtën kohë, burime për RadarOnline, pretendojnë se dinë arsyen pse çifti u divorcuan. Sipas tyre, Ben Affleck është ai që vendosi t’i japë fund martesës së tyre.
Arsyeja? “Përpjekja e tij e dëshpëruar për të mbrojtur maturinë e tij të fituar me vështirësi”, shkruan RadarOnline.
Më konkretisht, ata thanë se stili i jetës së JLo po rrezikonte Affleck i cili dikur ishte i varur nga alkooli.
“JLo jeton një mënyrë jetese shumë magjepsëse dhe shpesh përballej me tundimin. Ai po rrezikonte maturinë e tij në këtë mjedis, kështu që iu desh të largohej për të shmangur makthin e tij më të keq një rikthim tek alkooli.”