Ish-bashkëshorti i Megan Fox, Brian Austin Green, ka folur së funfmi për momentin kur kuptoi se martesa e tyre kishte përfunduar.
Pasi kolegia e tij nga “Beverly Hills, 90210”, Tori Spelling, kujtoi një bisedë me aktoren e “Jennifer’s Body” ku ajo shprehej se mënyra si Brian përtypte po e mërziste, ai pranoi se kjo ishte një nga shenjat se ata nuk shkonin më bashkë.
“Sinqerisht mendoj se çështja e përtypjes ishte një tregues i qartë që gjërat nuk po shkonin mirë dhe çdo gjë e nervozonte,” tha Brian, në episodin e 29 tetorit në podcast-in “misSPELLING”. “Arrin në një pikë ku mendon:
“O Zot, edhe mënyra se si i hedh këmbët tani. Mënyra se si po e fut atë tost në tostier po më çmend.’ Janë të gjitha ato gjëra të vogla dhe të kota.”
Brian vijoi, Për mua, është një moment ku ne duhet të vendosim nëse do të shkojmë në terapi për të gjetur zgjidhje dhe për të gjetur se çfarë po ndodh tani, apo nëse këto gjëra do të na shkatërrojnë sepse ato thjesht po grumbullohen”.
Brian dhe Megan u ndanë përfundimisht në vitin 2020 pas nëntë vitesh martesë, duke finalizuar divorcin në fillim të 2022. Aktorja u fejua me Machine Gun Kelly, ndonëse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje.
Ndërsa për Brian, ai u fejua me Sharna Burgess në 2023, rreth një vit pasi çifti mirëpriti djalin e tyre, Zane.