Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit/ Rama homazhe për regjisorin e shquar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në homazhet në nder të regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti. Në Teatrin e Operas dhe Baletit, ku bëhen dhe homazhet, Rama la edhe një mesazh në librin e kujtimeve.

Ndërkohë qeveria ka shpallur ditë zie kombëtare datën 2 shtator në nder të Dhimitër Anagnostit, regjisori i madh i kinematografisë shqiptare, i cili ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Flamuri do të ulet në gjysmë shtizë në institucionet shtetërore dhe publike.

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si “babai” i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top