Fero ka folur së fundmi për raportin e tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli.
Në një intervistë për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e tyre , duke theksuar se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj Arbenitës.
‘Nuk kam fol keq për të, ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje.
Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur.
Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte.
Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimit… Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar.
Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitin e kaluar. Ajo është larguar edhe më ndihmën e motrës së presidentes. Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të”.
Sipas tij, Arbenita po ia mban larg vajzën për hakmarrje.
“Mendoj se ajo nuk do që vajza të jetë me mua për hakmarrje. Unë nuk e kam dhunuar atë, nuk ka as raport të lëndimit mjekësor. Ne jemi munduar për shumë kohë që të funksionojmë, por nuk jemi për njëri-tjetrin,” – u shpreh reperi.
Fero pranoi se ndjenjat për ish-bashkëshorten tashmë kanë marrë fund, por se ruan respekt për të si nënë e vajzës së tij:
“Nuk kam më ndjenja, kam pasur shumë për të, por tani jo. Kam respekt sepse është nëna e vajzës time. Në një kohë të caktuar ka qenë gjithçka për mua.”