Ndahet nga jeta poeti, Hamit Aliaj

Poeti i njohur, Hamit Aliaj, është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Luan Rama përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

“Ike në heshtje,

dhimbjen e more me vete,

për të mbetur përjetësisht

gjëmim mes malesh,

dhe këngë ndër zemra!

U prehsh në paqe e të ndrittë shpirti miku im!” shkruan Luan Rama për poetin e njohur.

 

Hamit Aliaj lindi në fshatin Kasaj të Tropojës në vitin 1954.

Ai është ndër poetët më të njohur, por edhe autori i shumë këngëve tropojane.

Jetëshkrimi:

 

1982-1995: mësues në Gjimnazin e Bajram Currit

1995-2001: drejtor i QKF, Bajram Curr

2001-2003: këshilltar i Jashtëm në Ministrinë e Kulturës, Tiranë

2003-2005: drejtor i Agjencisë Qendrore të Librit, Tiranë

2011- 2014: specialist në Komitetin Shtetëror për Kultet, Tiranë

Puna kërkimore, letraro-artistike e shkencore

Libra me poezi:

1974: “Bjeshkët janë mbiemri im”, Tiranë

1979: Epike (me bashkautor), Prishtinë

1986: “E ruaj një fjalë për ty”, Tiranë

1990: “Lotin nuk ta fal”, Tiranë

1997: “Mungon viti Një”, Tiranë

2006: “Njëqind vjet e Martë”, Tiranë

2012: “Ali Iber Nezaj” (monografi), Tiranë

2017: “E hëna e përtej botës”

2021: “N’Dardani bjen nje tupan”

Studime shkencore-letrare

1979: “Epika legjendare shqiptare” (Arkivi i Fakultetit të Filologjisë)

2009: “Tri shenjtëri të mëdha” (në hyrje të librit “Dervish Luzha nje yll drite”)

Shënim: Redaktor i mbi 30 librave artistikë e studimorë për kulturën e historinë. Titujt e këtyre librave janë të regjistruar në sistemin kompjuterik të Bibliotekës Kombëtare, Tiranë.

Skenare filmash dokumentarë:

1981: “Ylbere mbi Alpe”

“Moj sharki e lehtë si era” (kushtuar Dervish Shaqes)

1997: “Zambakët e munguar” (kushtuar shkrimtarit Sulejman Krasniqi në 60-vjetorin e lindjes)

2000: “Ylberi i Lirisë” (kushtuar çlirimit të Kosovës)

2000: “Nga luftërat vijmë…” (realizuar në Kosovë për “RTSH”)

2002: “Pranverat që ndalen rrugës”

2008: “Agu i Lirisë” (realizuar në Kosovë me 17 shkurt 2008 ditën e shpalljes së Pavarësisë)

Janë nga i njëjti autor edhe shumë dokumentare të tjera, të cilat gjenden në Arkivin e “TVSH”-së.

Publicistikë: Autor i mbi 200 shkrimeve kryesisht në zhanrin e esesë, portretit letrar dhe reportazheve. Këto shkrime janë të botuara në periodikun e kohës.

Këngë:

Autor i mbi 200 këngëve:

Autor i të gjitha këngëve të Ansamblit “Dardania” në Festivalin e Gjirokastrës 1988 dhe në atë të Beratit 1995.

Çmime në konkurset kombëtare e ndërkombëtare:

1973: Çmimin e parë për poezi në konkursin e letrareve të shkollave të mesme të Republikës 1973: Çmimi i tretë për libër poetik në konkursin e 30-vjetorit të Ushtrisë

1974: Çmim për libër poetik në konkursin e 40-vjetorit të Çlirimit

1977: Çmimi i parë në publicistikë në konkursin vjetor të gazetes ” Drita ”

1977: Çmimi i parë për dokumentarin e 20-vjetorit të Universitetit të Tiranës

1981: Çmimi i parë për dokumentarin “Ylbere mbi Alpe” (me bashkëautor S.Bucpapaj )

1982: Çmim i dytë në Konkursin Kombëtar të 70-vjetorit të Pavarësisë, për librin poetik “E ruaj një fjalë për ty”

1999: Çmim i parë në Festivalin e Gjirokastrës për tekstin e këngës “Ani Rushe Rexha…”

2000: Çmim i parë në Festivalin e Këngës Qytetare Tiranë, për të njëjtin tekst, 17 dhjetor

2006: Çmim i parë i shoqëruar me “Gold Coup” (“Kupa e Artë”), për cikël me poezi në revisten “Fatjon Art”, Detroid, SH.B.A

2017 : Libri “E hëna e përtejbotës” shpallet libri më i mirë poetik i vitit nga klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë

Mirënjohje e tituj:

1983: dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” nga Kuvendi Popullor

1988: “Urdhri i punës i klasit të 3-të” nga Kuvendi Popullor

2002: titulli “Krenaria e Qytetit”, B.Curr

2008: titulli “Nder i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar”

2012: titulli “Mirënjohje” nga Komuna Margegaj, Tropojë

2014: titulli ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë

2019: titulli “Qytetar Nderi” nga Bashkia Tropojë.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top