Ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare aktori i ‘Breaking Bad’, RJ Mitte

Aktori amerikan RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr. në serialin e famshëm “Breaking Bad”, raportohet se ka vdekur në moshën 34-vjeçare, sipas informacioneve të publikuara nga mediat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, ai u gjet i vdekur të hënën në Brownsville të Teksasit. Variety raportoi për vetëvrasje, ndërsa pritet që rrethanat e vdekjes të sqarohen përmes autopsisë.

Mitte u bë i njohur në mbarë botën përmes rolit të djalit të Walter White, personazhit të interpretuar nga Bryan Cranston. I lindur me paralizë cerebrale, ai përdori përvojën e tij për të promovuar përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara dhe për të luftuar paragjykimet ndaj tyre.

Pas lajmit, Bryan Cranston shprehu pikëllimin për humbjen e aktorit, me të cilin kishte krijuar një lidhje të veçantë gjatë viteve të xhirimeve të serialit.

Përveç “Breaking Bad”, Mitte ishte pjesë edhe e produksioneve “Switched at Birth” dhe “Guardians of Justice”. Ai u angazhua gjithashtu në nisma humanitare, duke mbështetur organizata që punojnë për të drejtat dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top