Gazetari dhe publicisti Nebil Çika, i cili ka mbajtur për shumë vite dhe postin e kreut të të përndjekurve politikë, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta e bën me dije familjarët e tij në rrjetet sociale.
“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines.”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.
Çika ka qenë një nga iniciatorët dhe mbështetësit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.