NATO: Rusia i ka kërkuar Kinës armë vdekjeprurëse

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka zbuluar se aleanca beson se Moska i ka kërkuar Pekinit armë vdekjeprurëse për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Jens Stoltenberg paralajmëroi Kinën kundër furnizimit me armë vdekjeprurëse për Rusinë, ndërsa Xi Xinping dhe Vladimir Putin janë takuar në Moskë për bisedime.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”, tha Stoltenberg.

“Kina nuk duhet të dërgojë armë vdekjeprurëse për Rusinë, pasi kjo nënkupton se po mbështet një luftë të paligjshme.”

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top