NATO publikon sondazhin, shqiptarët të “dashuruar” me aleancën

NATO i parapriu samitit në Vilnius me publikimin e anketës së përvitshme në 31 vendet aleate ku mat pulsin e opinionit publik sa i takon mbështetjes për anëtarësimin në këtë aleancë, për shpenzimet dhe mbrojtjen kolektive.

Në tërësi mbështetja për NATO-n mbetet solide dhe fortë për rreth 32 mijë të anketuar nga 31 vendet e Aleancës. 65% e të anketuarve mendojnë se kombi i tyre duhet të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

Në krahasim me gjetjet e mëparshme, një pjesë dërrmuese e të anketuarve e konsiderojnë NATO-n të rëndësishme për sigurinë e ardhshme të kombit të tyre 73% do të votonin që vendi i tyre të mbetet anëtar i NATO-s në rast se zhvillohet referendum.

Sa i takon shqiptarëve ata renditen të parët në një klasifikim. 93% e shtetasve shqiptarë do të votonin që vendi i tyre të mbetej një anëtar i NATO-s nëse do të mbahej një referendum. Një vit më parë kjo shifër ishte 85%

70% mendojnë se Shqipëria duhet t’i shkoje në ndihme një vendi aleat të Aleancës nëse sulmohet nga armiku.

82% e 500 të anketuarve thanë po ndihen më të sigurt si rezultat i bashkëpunimit të vendeve anëtarë të NATO-s.

Të renditur të tretët në fund të listës, shqiptarët nuk janë aspak të shqetësuar nëse do nisë një luftë mes vendeve të NATO-s në të ardhmen. 88% % e shqiptarëve e cilësojnë si shumë të rëndësishme dhe disi të rëndësishme Aleancën sa i takon sigurisë kombëtare. 52% besojnë se vendi duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojten ndërsa 22% thonë se duhet të shpenzojmë në nivelet aktuale.

E renditur fundit në renditje shqiptarët mendojnë se vendi është i sigurt edhe pasi të përfundojë lufta në Ukrainë. Rreth dy të tretat e të anketuarve e konsiderojnë se pushtimi rus i Ukrainës ka ndikuar në sigurinë e vendit të tyre ndërsa gjysma e të anketuarve e shohin Kinën si të pafavorshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top