Napoli po del kampion, De Laurentiis i urryer nga ultrasit: “Janë kriminelë, duhet ligji Thatcher në Itali”

Ajër i tensionuar te Napoli dhe duket paradoksale. Skuadra është një hap pranë fitimit të titullit kampion, e megjithatë, mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe një pjese të tifozëve, konflikti është prezent. Ndeshja në Maradona kundër Milan u zhvillua në një atmosferë surreale, pa mbështetjen e tifozëve më të nxehtë. Ata madje u dëgjuan vetëm për të kontestuar presidentin dhe për të vënë në dukje problemet e brendshme në sektor, që do të ketë gjurmë. “Ata nuk janë tifozë të vërtetë. Ata janë kriminelë që lejohen të shkojnë në stadium – komentoi vetë De Laurentiis, duke bërë thirrje për ndryshim -. Derisa ligji Thatcher të merret dhe të sillet në Itali, ne do t’i kemi gjithmonë këto probleme”.

Ndër temat e mosmarrëveshjes mes tifozëve më të nxehtë të Napolit dhe presidencës së De Laurentiis, është kodi i sjelljes. Në fakt, nuk lejohet hyrja në stadium me megafonë, daulle, banderola e kështu me radhë. Nga ana tjetër është edhe një biletë e shtrenjtë, që sipas mendimit të tifozëve po e bën Napolin të ketë një stadium “për familje”. Por me çmime që mund t’u ofrohen vetëm njerëzve të pasur.

Gjithashtu për këtë çështje De Laurentiis u përgjigj nga Forumi për stadiumet e organizuar në Coni: “Milan, kur të shkojmë në Champions League do të arkëtojë mbi 10 milionë euro. Ne ndoshta do të arrijmë në 5. Kuqezinjtë kanë vendosur çmimin maksimal në 800 euro, ne jo më shumë se 500 për tribunën e autoritetit. Gjërat nuk kushtojnë më pak në Napoli, duhet të mos qajmë më, sepse Napoli është një superplus”.

FESTA PARA TITULLIT MUND TË JETË TERS
Në qytet dhe në rrjetet sociale, megjithatë, ekziston frika për përplasje të mundshme në një festë hipotetike të titullit. Shqtësimi është rritur pas ngarjeve që janë parë gjatë Napoli-Milan, mes vetë tifozëve të kaltër: “Ata janë kriminelë që lejohen të shkojnë në stadium për të mbytur tifozët dhe familjet e vërteta – ritheksoi AdL -. Shpresoj që të mos ketë trazira në festën e titullit që do të zhvillohet në stadium. Falë Komisariatit të Policisë dhe Prefekturës do të përdorim të gjitha masat e mundshme. Por të mos flasim për festë, se mund të sjellë ters… Napolitanët tashmë po festojnë dhe unë jam i shqetësuar se jam shumë supersticioz”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top