Napoli, Kampion i Italisë për herë të katërt: Sherri e Asllani nuk i bëjnë punë Inter

Napoli është kampion i Italisë për herë të katërt në historinë e vet! Në ndeshjen e fundit të kampionatit, të kaltrit e Antonio Contes e përmbushën misionin për titullin kombëtar duke mposhtur 2-0 Cagliarin në “Maradona” dhe duke ruajtur avantazhin prej një pike në krye të renditjes ndaj Interit.

Sulmi i Napolit zgjati gjatë gjithë pjesës së parë, në të cilën Sherri, portieri i zgjedhur titullar nga Nicola, tregoi të gjitha cilësitë e tij, por nuk mundi të bëjë asgjë ndaj goditjes akrobatike të McTominay, i cili në minutën e 42-të, me një gjysmë-roveshatë, shënoi golin 1-0 që bëri të shpërthente në festë i gjithë stadiumi. Pasi e hoqi nga vetja tensionin për një fitore që duhej arritur me çdo kusht, Napoli në pjesën e dytë gjeti menjëherë dyfishimin me një aksion personal të Lukakut. Po i njëjti belg dhe Neres iu afruan edhe golit të tretë, por asgjë nuk ndryshoi në aspektin e renditjes: titulli është i Napolit!

 

Nuk pati histori në “Maradona”, Napoli nuk u drodh përballë takimit me historinë dhe në veçanti me titullin e katërt. Në një “Maradona” (dhe në një qytet) që për çudi kishte lënë mënjanë supersticionin, të Kaltërit e Contes mposhtën 2-0 Cagliarin me një ndeshje cilësore dhe me përkushtim, duke sulmuar me durim gjatë gjithë pjesës së parë – deri te goli i McTominay – dhe duke menaxhuar në pjesën e dytë pas dyfishimit nga Lukaku, në stilin klasik të Lukakut.

Festë në shesh në golin e McTominay
Në Napoli, fishekzjarrët përshëndetën golin e McTominay që zhbllokoi ndeshjen e vendasve kundër Cagliarit, vendimtare për ndarjen e titullit. Goli i skocezit erdhi në minutën e 42-të dhe konkretizoi epërsinë e të kaltërve që që në minutat e para e kishin mbyllur Cagliarin në zonën e vet, pa arritur megjithatë të gjenin rrjetën. Një britmë çliruese u ngrit nga Piazza Plebiscito. Sheshi u mbush me të kuqen e tymuesve dhe zhurma e borive ishte shurdhuese. Sheshi – i mbushur me dhjetëra mijëra njerëz – gjatë gjithë pjesës së parë e shoqëroi skuadrën me thirrje inkurajuese, pa ndalur kurrë. Inkurajim që u bë edhe më i fuqishëm pas lajmit për golin e Interit. Festë kishte edhe në sheshet e tjera ku ishin vendosur ekranë gjigantë, si në Scampia.

INTER, FITORJA NË COMO NUK MJAFTON
Inter bën detyrën duke mposhtur 0-2 Comon në javën e fundit të Serie A, por ndalet një pikë larg Napolit, që duke mposhtur Cagliarin në “Maradona” shpallet për herë të katërt kampion i Italisë. Zikaltërit e zhbllokojnë ndeshjen në minutën e 21-të me një goditje me kokë të De Vrij pas një këndi të Calhanoglu, pastaj luajnë gjithë pjesën e dytë me një lojtar më shumë pas përjashtimit të Reinas në minutat shtesë të pjesës së parë dhe e thellojnë rezultatin me golin e Correas. Skuadra e Inzaghit e mbyll kështu me një rezultat pozitiv dhe disa keqardhje; tani ka një javë të plotë për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë për finalen e Ligës së Kampioneve kundër PSG-së.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top