Napoli e Inter sherr për datat e javës së fundit dhe ndeshjen shtesë për titull

Serie A po shkon drejt përfundimit dhe ka ende shumë verdikte për t’u dhënë, por nuk mungojnë polemikat në prag të javës së fundit. Të hënën, në këshillin e Ligës do të vendosen datat dhe oraret e javës së fundit të kampionatit 2024-2025, në bazë të rezultateve që do të përcaktojë fusha mes të shtunës dhe të dielës, por tashmë qarkullojnë disa pakënaqësi për ndeshjet që mund të vendosin titullin mes Inter e Napolit.

Napoli (78 pikë) dhe Inter (77) ndahen vetëm nga një pikë dhe do të luajnë gjithçka në 180 minutat e fundit: të dielën, napolitanët do të përballen me Parmën, ndërsa zikaltrit presin Lazion. Përveç nëse skuadra e Simone Inzaghit nuk humbet në “Meazza”, me fitore të djemve të Antonio Contes në “Tardini”, gjithçka do të vendoset në javën e fundit, por duhet marrë në konsideratë edhe hipoteza e një ‘spareggio’ (ndeshjeje shtesë), dhe këtu lindin problemet: mundësia e vetme do të ishte ta luaje mes javës së fundit dhe finales së Champions, sepse më pas nuk do të kishte më data të lira, por këndvështrimet e klubeve të përfshira janë shumë të ndryshme për këtë situatë.

Java e fundit e ndeshja shtesë për titullin: polemika për datat
Në rast se nuk do të shpallet fituesi i titullit pas javës së parafundit, është e mundur që ndeshjet e javës së fundit për Inter dhe Napolin të paraprihen në të enjten, më 22 maj, për të mbajtur të lirë një datë për ndeshjen shtesë që do të luhej të dielën, më 25 maj.

Kjo sepse nuk ka data të lira pas finales së Champions, për shkak të angazhimeve me kombëtaret dhe Kupës së Botës për Klube nga FIFA: momenti i vetëm për të futur ndeshjen vendimtare për kampionatin mund të ishte mes javës së fundit dhe finales së Champions League, që do të luhet më 31 maj.

Duhet shtuar edhe situata e Cagliari: nëse skuadra e Davide Nicola nuk do të jetë ende matematikisht e shpëtuar përpara 90 minutave të fundit të sezonit, edhe ndeshjet që ndikojnë në “luftën për mbijetesë” do të parapriheshin për në datën 22, për të mbajtur barazi dhe për të shmangur që disa skuadra të njohin paraprakisht rezultatin e kundërshtarëve direktë.

Është vërtet një situatë jo e lehtë, sepse Napoli ka lënë të kuptohet tashmë se nuk dëshiron në asnjë mënyrë që të paraprihet java e fundit, ndërsa Inter po, sepse në këtë mënyrë do të mund të përgatitej më mirë për finalen e Champions League (si edhe për ndeshjen shtesë, nëse do të ishte e nevojshme).

Ndeshja shtesë për titullin, data dhe vendi ku do të luhej
Data e mundshme për ndeshjen shtesë për titullin do të ishte e diela, më 25 maj, nëse Napoli-Cagliari dhe Como-Inter do të parapriheshin për në të enjtën, 22 maj. Ku do të luhej ndeshja vendimtare për të shpallur kampionin? Sipas rregullores, ajo duhet të luhej në stadiumin “Giuseppe Meazza” të Milanos, por është shumë e mundur që, për arsye sigurie dhe rendi publik, të luhej në stadiumin Olimpico të Romës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top