Napoli blindohet për festën e titullit: skuadra e Spalletti nuk grumbullohet, se ka mbetur pa hotel

Napoli po përgatitet të festojë titullin e tretë kampion në historinë e tij. Takimi është për të dielën, nëse e lejojnë Lazio dhe Salernitana. Derbi është spostuar në orën 15:00 dhe të gjithë në qytet shpresojnë të marrin sigurinë aritmetike të triumfit të njerëzve të teknikut Spalletti. Autoritetet lokale kanë punuar prej muajsh për këtë ditë. Qyteti do të blindohet me 91 postblloqe dhe makinat do të jenë praktikisht të ndaluara. Do të ketë edhe një zonë shumë të madhe për këmbësorët. Programi i ekipit nuk është ende i qartë, por vështirë se do të ketë një paradë të lojtarëve në autobusin e hapur nëpër rrugët e qytetit.

Ndërkohë, Napoli nuk do të shkojë në grumbullim mbrëmjen e sotme. Shtyrja e ndeshjes (e dëshiruar edhe nga De Laurentiis) e ka kapur të papërgatitur klubin. Në këtë pikë asnjë hotel në dispozicion për të rezervuar. Qyteti është i mbipopulluar dhe, siç zbulon Il Mattino, është e pamundur të gjesh vend për të fjetur. Prandaj, lojtarët do të mblidhen në Castelvolturno ose direkt në stadium për ndeshjen.

 

Një festë e cila, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohet në Maradona, krejtësisht të mbushur. Në qytet ka frikë për rendin publik, prandaj De Laurentiis u kërkoi tifozëve të jenë të përgjegjshëm: “Të shijojmë festën dhe të tregojmë se jemi unikë”.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top