“Nalnu bre nalnu”, është thirrja që dikush dëgjohet gjatë sherrit me grushta dhe shqelma në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës që Albin Kurti po fliste. Ndërkohë që deputetët e opozitës nisën të grushtojnë dhe t’i afrohen Kurtit, ndërhyn kryeparlamentari Glauk konjufca duke thirrur policinë brenda Kuvendit.
VIDEO E PLOTË:
Më herët Ganimete Musliu kishte vendosur një foto para foltores kur fliste Albin Kurti, ndërkohë që zv.kryeministri Besnik Bislimi është çuar nga karrigia e tij dhe ka grisur fotografinë.
Pas kësaj është ngritur në këmbë deputeti i PDK Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.
Bislimi i është kundërpërgjigjur duke e gjuajtur me shishe Lushtakun, më pas është përfshirë edhe Hekuran Murati e Hajdar Beqa, ku edhe situata është përshkallëzuar dhe kanë ndërhyrë sigurimi i Kuvendit.